Lajme

Mbrojtja e konsumatorit! KLSH: Institucionet nuk disponojnë përgatitjen e kërkuar

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë dalë në përfundimin se disa fusha specifike mbeten të pamonitoruar siç duhet sa i takon matjeve dhe mbrojtës së konsumatorëve. Grupi i audituesve ka hedhur hipotezën se ndër të tjera një ndër arsyet mund të jetë mosdisponimi i përgatitjes së kërkuar. Bëhet fjalë për fusha të tilla si telefonia, energjia, mjekësia, ndotja akustike.

Kështu KLSH vlerëson se disa probleme të saktësisë së matjes, mund të krijohen në produktet e shportës së konsumit që ne blejmë në lidhje me peshën e tyre, fushën e mjekësisë, si pasojë e mos verifikimit dhe kalibrimit të aparateve dhe pajisjeve mjekësore, si p.sh, aparaturat me lazer dhe ultratinguj, aparatet optike, termometri i blerë në farmaci, etj, matjen e konsumit të ujit, kohës telefonike, verifikimin e pajisje e rendit dhe sigurisë publike, radarët e matjes së shpejtësisë, pajisjet që shërbejnë për matjen e zhurmave, ndotjes së mjedisi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Grupi i auditimit përgjatë fazës studimore të auditimit, hodhi hipotezën se, ky sistem vuan nga një mungesë efektiviteti dhe efiçense, pasi nuk është arritur niveli i kërkuar i përgatitjes teknike profesionale të stafit të strukturave verifikuese të metrologjisë, mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, realizimit plotësisht të objektivave strategjik, mbulimit të fushave të ndryshme (si atë të shëndetësisë, ujit, cilësisë së produkteve ushqimore, kohës telefonike, sigurimit teknik, etj) me verifikim metrologjik, ndërmarrjen e nismave ligjore, të cilat në periudhë afatgjatë mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimit metrologjik të ofruar, por edhe në garantimin e mbrotjes së konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjen. Këtë hipotezë grupi i auditimit e vërtetoi përgjatë fazës së terrenit, ku në përfundim të saj, arriti në mesazhin e auditimit” thuhet në raport.

Këto fusha specifike sipas audituesve nuk janë përfshirë në verifikimet metrologjike periodike. ku përdorimi i instrumenteve ka ndikim të konsiderueshëm në mbrojtjen e konsumatorit si fusha e mjekësisë, ndotjes së mjedisit, sigurisë publike, frekuencave të telefonisë etj, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në pikën 5 të nenit 3 dhe pikën 9 të nenit 8 në Ligjin nr.9875, datë 14.2.2008 “Për Metrologjinë” i ndryshuar.

“Mungesa e verifikimit periodik të disa instrumenteve (në mjekësi, mjedis, frekuenca e telefonisë), në gjykimin e grupit të auditimit, mund të ndikojë negativisht në cilësinë e shërbimit nga këto instrumente dhe mbrojtjes së konsumatorit nga pasaktësitë e mundshme të matjes” thuhet në raport.

Vetë Drejtoria e Metrologjisë ka nënvizuar gjatë kthimit të përgjigjes për KLSH se matja periodike në fusha të kësaj natyre kërkon investime të mëdha./MONITOR

YouTube player