Rritja e çmimit të karburanteve, Ceko: Të hiqet akciza dhe taksa e qarkullimit, tregu ynë është monopol
Rritja ekstreme e çmimit të karburanteve ishte pjesë e bisedës në studion e Ditarit të mbrëmjes në A2 CNN me ekspertin e ekonomisë Enriko Ceko.
Sipas Cekos, në vendin tonë mjafton që të heqësh akcizën dhe taksën e qarkullimit dhe çmimi i naftës ulet menjëherë ndjeshëm. Ai shton se heqja e akcizës nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit.
Për ekspertin e ekonomisë në Shqipëri janë 6-7 kompani që komandojnë tregun e karburanteve dhe që merren vesh në heshtje për vendosjen e çmimit.
“Dje në tregun ndërkombëtar kanë qenë çmimet e larta 89-90 dollarë për fuçi ndërsa sot kanë vajtur 81 dollarë. Pse nuk ra çmimi i naftës sot. Kjo është pyetja që i bëj ministres. Kjo është politikë nuk është treg? Në Europë vetëm Shqipëria dhe Rumania nxjerrin naftë nga toka. Kjo logjika nuk shkon pasi në bursë naftën që e blejmë sot e marrim për 6-muaj apo një vit. Ky është një abuzim. Akciza është 37 lekë, por sipas qeverisë ajo rritet bazuar në inflacionin. Koncepti i akcizës për një vend që prodhon naftë nuk duhet të ekzistojë. Vendet që eksportojnë naftë e kanë 0.3 euro. Taksa e qarkullimit është 23 lekë. Ajo nuk ekziston si koncept. Mjafton të heqësh akcizën dhe taksën e qarkullimit dhe nafta bie në 143 lekë. Asgjë nuk i shkakton heqja e akcizës buxhetit të shtetit. Nuk ka treg të lirë. Në Shqipëri çdo që është e monopolizuar si tregu i karburanteve. Janë 6-7 kompani që kanë tregun. Ato në heshtje merren vesh se sa do të jetë çmimi i karburanteve. Karburanti në Shqipëri merr 115 lekë taksa”, u shpreh Ceko./a2news.al/
Rruga Press