Lajme

Kushtetuesja shtyn seancën për Metën më 7 shkurt

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për të hënën, më datë 7 shkurt, seancën për marrjen e vendimit pas shqyrtimit të kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se seanca pritet të nisë në orën 10:00 të ditës së hënë. Ishte Këshilltari Ligjor i Presidentit Meta ai që kërkoi 48 orë për t’iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarëve.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Në total Dervshajt iu bënë 70 pyetje. Fillimisht kërkesa u kundërshtua nga përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushaka, por më pas Kushtetuesja u tërhoq për marrjen e një vendimi. Pas rikthimit në sallë, trupa gjykuese deklaroi se kishte vendosur që t’i linte afat Dervishajt deri ditën e hënë.

Rruga Press

YouTube player