Lajme

Berisha në Kuvend: Ambasada ruse ka shantazhuar Ramën dhe Kuvendin

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama, të cilin e quajti ‘argati i Beogradit’ po hesht përpara ‘shantazhit primitiv rus ndaj Ukrainës’.

Berisha tha më tej se Ambasada ruse në Tiranë ka kërcënuar Parlamentin dhe Qeverinë, ndërsa akuzoi Ramën për heshtjen që ka treguar.

“Sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armët bërthamore dhe fuqinë e saj kundër vendeve të lira. Të pushtojë një vend fqinj, bazuar në doktrinën e sovranitetit të kufizuar të Brezhnjevit.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Vendi i vetëm që ka heshtur ndaj këtiju shantazhi të pashembullt është një vend anëtar i NATO-s, por edhe një vend që ka një qeveri të drejtuar nga një argat i Beogradit, vasal i Vuçiçit.

Parlamenti duhet të miratojë me urgjencë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrianën.

Qeveria dhe parlamenti është shantazhuar nga ambasada ruse me një letër kërcënuese. Nuk duhet të heshtim pasi është kërcënuar vendi. Kërcënimi është ndaj Shqipërisë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Të shprehim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën, me SHBA, me NATO-n. Nuk ka ndodhur kurrë në histori kjo. Ju bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çfarë duhet të presim ne?

Edi Rama nuk ka interesa të tjera përveç interesave kriminale. Ai nuk ka interesa kombëtare. Çfarë të drejtë ka ambasada ruse të dërgojë letër ultimative ndaj Shqipërisë? Në cilën marrëveshje ndërkombëtare e gjen këtë? Apo të butonat bërthamorë? E keqja më e madhe sot është kërcënimi i Rusisë së Putinit,” tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player