Lajme

Serbia nuk njeh Kosovën, Daçiç: S’ka njohje direkte as indirekte nga ne

Kryetari i Kuvendit serb, Ivica Daçiç ka deklaruar pas takimit me dy diplomatët Escobar dhe Lajaçak se njohja e Kosovës nga Serbia është e panegociueshme.

“Kosova nuk ishte temë e bisedës sonë, por ata e kuptuan që qëndrimet tona nuk ndryshojnë. Ne nuk do ta njohim as direkt e as indirekt Kosovën, pjesa tjetër mund të diskutohet.”

Kryeministri Kurti deklaroi të mërkurën se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë duhet të përfundonte me njohje reciproke.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Qëllimi i ardhjes së Eskobar e Lajçak në Prishtinë dhe Beograd është ndërmjetësimi për përmirësimin e dialogut mes dy vendeve.

Të dyja palët duket se nuk po lëshojnë pe në dialog, nga njëra anë Kosova është shprehur kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tani Serbia, përmes kreut të Kuvendit ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Çështja pritet të përshkallëzohet më tej për zgjedhjet presidenciale të 3 prillit që do të mbahen në Serbi.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Shefja e grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-es ka deklaruar më herët se serbët e Kosovës nuk do të votonin përmes qendrave të votimit por vetëm përmes Zyrës Ndërlidhëse të Prishtinës me Beogradin në kryeqytet.

Presidenti Vuçiç ka paralajmëruar pasoja të rënda për Kurtin nëse procesi zgjedhor për serbët e veriut të Kosovës nuk mbahen në vend.

Rruga Press

YouTube player