Mali i Zi – Dështon shkarkimi i Abazoviqit
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk kanë miratuar rendin e ditës, në të cilin përfshihej shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq.
Për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11 dhe abstenuan 46.
Në seancë erdhën pothuajse të gjithë deputetët e pushtetit dhe opozitës, ndërsa deputetja e FD-së Simonida Kordiq votoi përmes video-lidhjes.
Kryeministri Zdravko Krivokapiq kërkoi shkarkimin e shqiptarit Dritan Abazoviq pasi koalicioni “Bardhezi” (GP URA dhe CIVIS) dhe deputetët e opozitës kërkuan votë mosbesimi ndaj Qeverisë, të cilën deputetët do ta votojnë nesër.
Rruga Press