Lajme

Protesta/ Banori: Parlamentarët të na bëjnë ndërmjetësim, do hyjmë në grevë urie

Banorët e Laprakës, ‘5 Majit’ dhe të Paskuqanit dolën ditën e sotme përballë Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar. Një prej tyre tha se parlamentarët duhet të bisedojnë me to për të pasur një lehtësim për një kontratë të ligjshme. Ai u shpreh se nëse nuk del asnjeri që të bisedojë me të, do të futen në grevë urie.

Lexo më shumë  “Reforma Zgjedhore është urgjente, shkoni përtej dy partive kryesore”/ Ambasadorja e BE-së ia thotë në sy Ramës: Korrupsioni në nivele të larta mbetet sfidë reale

“Këta parlamentarët tanë të futen tek bashkia, të bisedojnë për një lehtësim të na lidhin një kontratë të ligjshme. Jo një kontratë që e ka shkruar bashkia. ajo është kontratë e njëanshme dhe korruptive. Këto parlamentarë të na bëjnë ndërmjetësim. Bonusi i qirasë është qesharak, 180 mijë lekë, ndërsa të zona ime është një shtëpi 250 mijë lekë. Pra,po presim, ishallah reagojnë! Nëse sot s’janë shumë njerëz, se me atë rrogë hanë bukë e s’mund ta lenë punën, ka mundësi të shkojmë dhe para Kryeministrisë e të bëjmë grevë urie, se s’kemi ç’të bëjmë më. Kjo është e fundit!”, tha ai i dëshpëruar.

Lexo më shumë  Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Rruga Press

YouTube player