Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 7.554 testime për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1.164 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me koronavirus, ndërsa 1987 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Rruga Press