Lajme

FFK thotë se Kosova së shpejti do të bëhet me trajner të ri

Kosova ka mbetur pa përzgjedhës që kur Bernarnd Challandesit i është ndërprerë kontrata.

Në krye të ekipit A për dy ndeshje ishte Primoh Gliha, i cili drejtoi Kosovën në ndeshje me Jordaninë dhe Greqinë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi tash e një kohë është duke kërkuar trajner, ku nuk kanë munguar bisedimet me disa emrat të njohur, por së shpejti do të ketë zyrtarisht një të ri.

Lexo më shumë  Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

“KE diskutoi edhe zgjedhjen e përzgjedhësit të Kombëtares “A” dhe konstatoi se presidenti i FFK-së dhe Komisioni janë në bisedimet me disa trajnerë dhe çështja e përzgjedhjes do të dihet shumë shpejt dhe në kohë të duhur”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Felix Magath ka qenë emri më i komentuar në muajt e fundit, si opsion kryesor për të marr drejtimin e Kosovës.

Lexo më shumë  Reagon Lëvizja VETËVENDOSJE: PZAP ndërron afatet që t’i ikën vendimit për rivotimin me postë

Kosova do të ketë zyrtarisht përzgjedhës të ri para ndeshjeve të marsit.

Rruga Press

YouTube player