Lajme

Temperatura deri në -8°C, parashikimi i motit për sot

Largohen reshjet e shiut! Në orët e para të ditës territori shqiptar do të karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Jugure, ku do të krijojnë mundësi për reshje të pakta. Sipas MeteoAlb orët e mesditës do të përmirësojnë kushtet e motit edhe në këto zonat, duke bërë që në vijim Shqipëria të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rruga Press

YouTube player