Lajme

Plani i Qeverisë në Kosovë, ata që e kursejnë rrymën do të subvencionohen

Qeveria e Kosovës është duke dizajnuar masa shtesë sa i përket kursimit të energjisë elektrike, ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media të martën, prej nga ka paraqitur propozimet e Qeverisë dërguar në ZRRE, lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

Murati ka thënë se një prej masave shtesë do të jetë edhe subvencionimi i atyre që arrijnë ta kursejnë energjinë elektrike.

“Kushdo që arrin ta ulë konsumin në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak, do të subvencionohet. Nëse një familje shpenzon 10% më pak në kWh gjatë ditës, e njëjta përqindje do të subvencionohej prej shtetit në tërë faturën që ka ajo familje për atë muaj. Për shembull, nëse një familje ka shpenzuar 100 euro në shkurtin e vitit të kaluar, dhe këtë vit arrin ta ulë konsumin në 90 euro, do të marrë edhe po aq nga shteti, dmth do të kursejë dyfish. Importoi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dhimbshme të paguhet për import, 200-300 euro për 1 MWh. Shumë shpejt do të dalim edhe me detaje për masën”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Murati në këtë konferencë ka bërë të ditur se Qeveria i ka propozuar ZRRE-së që bllok tarifa të jetë 1000 kWh e jo 600 siç është propozuar më parë. Po ashtu, Qeveria ka propozuar që për ata që e tejkalojnë këtë prag, tarifa e lartë të ulet nga 14 cent në 11,5 cent.

Rruga Press

YouTube player