Lajme

Aksidenti/ Dëshmitari: Erdha me vrap, e treta herë që ndodh, është prishur barriera

Një person ka qënë prezent në momentin që janë nxjerrur trupat e personave që u aksidentuan në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Për mediat, dëshmitari tha se ka qënë e vështirë nxjerrja e trupave pasi ishin 8 metra poshtë shkëmbit. Për më tepër, ai tregoi se kjo ishte hera e tretë që në atë zonë ndodhin të tilla aksidente. Sipas tij, në zonë ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse e se nuk janë marrë masa për ta rregulluar.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

‘Sapo pashë që kishte ndodhur diçka erdha me vrap, në atë kohë nuk kishte asnjë më pas u mblodhën të gjithë. Di se janë tre të vdekur, ajo gruaja doli me djalin, ishte 8 metra poshtë në shkëmb. E ngjitëm djalin duke mbajtur njeri-tjetrin. Djali ishte 7-8 vjeç. Kjo është e treta herë që ndodh e njëjta gjë. Ka dy muaj që është prishur barriera mbrojtëse, ka qenë e shembur, nuk kanë marrë masa për ta rregulluar.’-tha dëshmitari.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player