Lajme

Shtëpia e Lirisë/ Zbardhet marrëveshja, ja kush do e drejtojë koalicionin

Zbardhet marrëveshja e krijimit të koalicionit opozitar, që do të garojë bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Koalicionin do e drejtojë Partia Demokratike- e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit.

MARREVESHJA

“Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme:

Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit.

Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Vendosëm që:

Të formojmë një koalicion të gjerë opozitar dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të datës 6 mars 2022

Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”

Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “SH-L”.

Rruga Press

YouTube player