Lajme

Dua Lipa tregon sërish mbështetje për filmin “Zgjoi”

Përkrahja e yllit të muzikës vjen pasi filmi “Zgjoi” është futur në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscars 2022”. Derisa ka nisur procesi i votimit të anëtarëve të jurisë për çmimin e Akademisë së Filmit, promovimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale nisur nga fytyrat publike e deri tek qytetarët.

https://www.instagram.com/p/CZZhpAlIl-A/?utm_source=ig_embed&ig_rid=576dbfc0-5649-4f88-abe6-eeaf70f735a6

Postimi i plotë i këngëtares:
“Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar.

Lexo më shumë  Kurti në Chopin Piano Fest: Suksesi i artistëve tanë përtej Evropës

Flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre. Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”.

Lexo më shumë  “Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë
https://www.instagram.com/p/CZXJd-rIhDr/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f46977e8-0c5b-4deb-8fbc-f90a62a75e1e

Rruga Press

YouTube player