Lajme

Kushtetuesja do të shqyrtojë sot kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës

Gjykata Kushtetuese merr sot në dorë vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në seancë në orën 10:00 të paradites së sotme.

Kreu i shtetit u shkarkua në shtator të vitit të kaluar në Kuvend me votat e shumicës socialiste pasi sipas tyre ai kishte shkelur kushtetutën me deklaratat dhe qëndrimet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, 2021.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e Kushtetuese dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit në korrik të këtij viti.

Ndërkohë që pas këtij afati ai ka paralajmëruar se do të rikthehet në opozitë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo është pohuar edhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi që ka njoftuar rikthimin e presidentit në krye të partisë.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Rruga Press

YouTube player