Zbulimi i dorëshkrimit të lashtë / Harta që tregon vendndodhjen e ‘165 ton flori’
Amatorët e Biblës janë emocionuar së fundmi nga zbulimi i një dorëshkrimi të lashtë që pretendon të zbulojë vendndodhjen e “165 ton flori”.
“Kartat e Detit të Vdekur” janë një komplet dorëshkrimesh të lashta fetare hebreje të gjetura në Shpellat Qumran në atë që njihet si Shkretëtira Judaike. Dokumentet kanë vlera historike e linguistike, por disa detaje të tyre duket se kanë edhe vlerë të konsiderueshme materiale.
Ajo që njihet si “Karta e Bakrit” ndryshon nga të tjerat pasi nuk është një punim letrar, por liston 64 vende ku janë fshehur ose varrosur objekte me vlere, sic supozohet, të arta ose të argjendta.
Shelley Neese është autore e studimit të dokumenteve dhe tregon përse është magjepsur prej vitesh nga to.
“Karta e Bakrit është diçka e rrallë, e gjetur nga një grup arkeologësh të sponsorizuar nga ministria jordaneze e antikiteteve. Ajo nuk është gjetur nga beduinët. Menjeherë pas gjetjes së saj dhe konfirmimit si autentike, nisën kërkimet për zbulimin e sendeve të përcaktuara aty.
“Beduinët e fituan këtë garë duke zbuluar shpellat e vogla në shkëmbinjtë gëlqerorë. Shumë prej hyrjeve të tyre ishin shembur gjatë viteve dhe ishte e vështirë t’i zbuloje me sy të lirë”.
Neese thotë se ekspertët zbuluan dokumentet në fund të gërmimeve.
“Ata zbuluan këtë shpellë që kishte brenda 40 Karta të Detit të Vdekur, por tavani i shpellës ishte shembur dhe kartat ishin në gjendje thuajse të disintegruar. Por në një anë të murit ata zbuluan dy karta bakri, të cilat përfunduan në një muzeum në Jordani. Në to, në 12 kolona ishin shkruar më shumë se 60 vendndodhje, në një stil të thatë inventari.”
“Për të gjitha vendndodhjet ishte përshkruar sa thellë duhej gërrmuar dhe çfarë do të gjeje dhe sasia që përmendej si thesar i fshehur, ishte ekuivalentja e 168 ton flori”.
Objektet e përshkruara supozohet të jenë thesaret e një tempulli të dytë hebre, por studiuesit ende nuk janë të bashkuar për domethënien e tyre të saktë.
Metalet si bakri dhe bronzi ishin një material i zakonshëm për shkrimin e arkivave dhe për këtë arsye shumë njerëz besojnë se thesari mund të ekzistojë me të vërtetë.
John Allegro udhëhoqi një ekspeditë kërkimi në 1962.
Duke ndjekur udhëzimet e shkruara në kartat ata gërmuan në vendet e mundshme të varrosjes së thesarit, por deri tani të gjithë gjuetarët janë kthyer duarbosh.
Rruga Press