India do të bojkotojë ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”
Zëdhënësi indian, për punët e jashtme, akuzoi Kinën se me veprimet e saj “ka zgjedhur të politizojë” Olimpiadën…
INDI – India nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, të planifikuara për të premten, në mesditë me oren europiane, pasi një nga pishtarët e zgjedhur nga autoritetet kineze ka ndezur zemërimin e Nju Delhit.
Zëdhënësi indian, për punët e jashtme, akuzoi Kinën se “ka zgjedhur të politizojë” Olimpiadën.
Vendimi, pasoi raportet e mediave kineze, se për të premten, i përfshirë në përleshjet vdekjeprurëse me forcat kufitare indiane në vitin 2020, ishte zgjedhur si një nga vrapuesit e shumtë të pishtarit, që do të sjelljë flakës olimpike në Pekin.
Rruga Press