Sport

50% e kapacitetit të stadiumit, Milan-Inter premton spektakël në tribuna

Një nga ndeshjet më të shumëpritur, jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën, është padyshim derbi i Italisë, Inter-Milan. Për këtë arsye, qeveria italiane ka vendosur të lehtësojë masat anticovid.

Nga 5000 spektatorë që lejoheshin më parë, Federata Italiane në bashkëpunim dhe me Komitetin e eksperteve në Itali ka dhënë leje që stadiumet të mbushen me 50% të kapacitetit, ashtu siç ndodhte para vitit të ri.

Dueli Inter-Milan do të luhet këtë të shtunë në orën 18:00.

Rruga Press

YouTube player