Sport

Auditimi, Barcelona akuzon ish-presidentin për “sjellje të rënda kriminale”

E ngecur në një krizë financiare të paprecedentë, Barcelona dha konkluzionet e raportit që kishte porositur të martën, për menaxhimin financiar të ish-presidentit të klubit.

“Nuk bëhet fjalë për kualifikimin e menaxhimit e klubit nga stafi i mëparshëm, si të mirë apo të keq, – siguroi avokati i klubit, Jaume Campaner.

Bëhet fjalë për raportim në organin kompetent… të një sërë sjelljesh kriminale shumë të rënda”,– vazhdoi ai, duke u siguruar se nuk kishte “asnjë dyshim” për faktin, se operacionet e nxjerra në dritë nga ky auditim ishin brenda fushën “kriminale”.

“Faktet e nxjerra në dritë nga ky auditim janë “të padiskutueshme”,– nënvizoi Laporta, duke iu referuar veçanërisht pagesave “pa objekt apo me objekt të gabuar” dhe “të shpërpjestuara”. “Njerëzit” pas këtyre operacioneve “do të duhet të përgjigjen për to,” shtoi ai. Klubi ka depozituar një ankesë të mërkurën kundër ish-presidentit, ndërkohë që një hetim gjyqësor u hap të premten.

Rruga Press

YouTube player