Kuriozitete

Fotografohet “alieni rozë” në Mars: Po shihte me kureshtje roverin e NASA-s

Mbështetës të teorive që lidhen më jashtëtokësorët, janë të bindur se kanë zbuluar provat e ekzistencës së jetës aliene në Mars, ndonëse komuniteti shkencor nuk i ka mbështetur pretendimet e tyre.

Eksperti i UFO-ve, Scott C Waring këmbengul se një foto e vetë NASA-s nga planeti i kuq tregon një jashtëtokësor, dëshmia 100%, sipas tij, e jetës inteligjente atje.

Duke shkruar në blogun e vet, UFO Sightings Daily, Waring shpjegon se kishte qenë duke parë foto të publikuara nga agjencia amerikane e hapësirës mbi Marsin, dhe në njërën prej tyre kishte vënë re diçka të pazakontë.

“Është një figurë e shtrirë që shikon me kërshëri roverin e NASA-s në Mars, por nga një distancë të cilën e konsideron të sigurtë. Duket te jete diku tek 30 centimetra i gjatë, me fytyrë, qafë dhe gjoks në ngjyrë rozë dhe me një objekt gri në shpatull. Prapa tij, në tokë mund të shihen edhe gjurmë këmbësh që me gjase, ai vetë i ka lënë pas kur është afruar të shohë se ç’po ndodh”, pretendon eksperti.

Jo të gjithë komentuesit janë të bindur nga zbulimi, e disa e kanë vëne në lojë, port ë tjerë duket se e kanë marrë seriozisht

Scott C Waring e krijoi UFO Sightings Daily në vitin 2010-ën, e që prej atëherë, ai është kthyer në njërin prej website-ve më popullore për të entuziasmuarit pas jashtëtokësorëve./tch/

Rruga Press

YouTube player