Akullnaja e Everestit e formuar në 20 shekuj, shkrihet në 25 vite
Akullnaja në malin e Everestit, që iu deshën më shumë se 2 mijë vite për t’u formuar është shkrirë brenda 25 viteve.
Ndryshimet e klimës kanë bërë që akullnaja e Everestit të shkrihet në mënyrë të shpejtë, tregon një studim i ri.
Kërkuesit nga Universiteti i Maine kanë zbuluar se akullnaja ka humbur më shumë se 54 metra trashësi në 25 vitet e fundit.
Akullnaja, e cila gjendet 7,906 metra mbi nivelin e detit, po tretet 80 herë më shpejt se sa duhet për formimin e akullit në sipërfaqe.
Shkak besohet se është rritja e temperaturave dhe era e fortë. Shkrirja e akullnajës në majën më të lartë të Tokës është një paralajmërim se kjo gjë mund të sjellë përkeqësimin e impaktit të klimës.
Autori i studimit, Mariusz Potocki thotë se zbulimi tregon se akullnaja e pjesës jugore të Everestit mund të quhet tashmë një relike.
Një tjetër autor i raportit, Tom Matthews, shkencëtar për klimën nga King College në Londër, thotë se nuk ka pasur ndryshime të klimës në rajon që mund të kenë çuar në shkrirjen e akullnajës.
Rruga Press