Kuriozitete

Tifozi holandez mbledh rreth 3,000 fanella futbolli për 25 vjet

Tifozi holandez, Arjan Wijngaard ka arritur të mbledhë rreth 3,000 fanella futbolli, nga e gjithë botë, në 25 vitet e fundit.

Duke filluar me një fanellë të Evertonit që iu dha në vitin 1997, ai thotë se krenohet me një nga koleksionet personale më të mëdha, nëse jo më e madhja në Evropë.

Muret në dhomën ku ai mban fanellat janë të pajisura me rafte që rënkojnë nën peshën e madhe të koleksionit të tij.

“Në përgjithësi më pëlqen të mbledh fanella nga klube që nuk janë shumë të lehta për t’u gjetur”, thotë Arjan.

Para pandemisë, Arjani udhëtonte jashtë vendit pesë herë në vit për të blerë këmisha, me rreth gjysmën e këtyre udhëtimeve në Britani.

“Preferoj t’i marr ato personalisht nga dyqani i klubit pranë stadiumit, por kjo nuk është gjithmonë e mundur. Opsione të tjera janë dyqanet online të klubeve dhe, natyrisht, eBay, por edhe grupe në Facebook dhe koleksionistë të tjerë këtu në Holandë, jashtë vendit dhe në Twitter. Me kalimin e viteve, kam krijuar kontakte në të gjithë botën dhe kjo është gjithashtu një pjesë argëtuese e koleksionit”, ka thënë Wijngaard.

Image

Rruga Press

YouTube player