Lëre që e parkuan veturën në pronë private, por edhe sulmuan pronarin e saj – anglezi ua shkatërron mjetin me traktor
Një fermer britanik që përdori traktorin e tij me “pirunar” për ta përplasur një veturë të parkuar në pronën e tij, tha para gjykatësit se është i pafajshëm dhe se këtë e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi një grup i banditëve ia kishin thyer një gotë në fytyrë.
Robert Hooper, 57-vjeç, ia mësyu Vauxhall Astra, të cilin me “pirunar” e ngriti në ajër dhe e nxori nga prona e tij – duke e përplasur në rrugë, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht se në videon e filmuar nga shoferi i Astras, shihet Hooper me traktor duke ngritur dhe përplasur me pas mjetin motorik, ka insistuar se është i pafajshëm.
Në seancë ai tha se ishte sulmuar nga miqtë e pronarit të Astras i identifikuar si Elliot Johnson, të cilët ia kishin thyer në fytyrë një gotë dhe më pas insistonin t’ia shkatërronin traktorin.
Rruga Press