VIDEO/Regjistrohet rrufeja rekord sa distanca Londër-Hamburg
Një rrufe rekord e regjistruar në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpërndarë 768 kilometra përmes qiellit, duke thyer rekordin si rrufeja më e gjatë në botë, njoftoi Organizata Botërore e Meteorologjisë.
E përhapur nga Misisippi dhe Luisiana në Teksas në 29 prill 2020, rrufeja ka mbuluar një distancë (në shtirje horizontale) të njëjtë sa ajo mes Londrës dhe Hamburgut.
Ky rekord është 60 kilometër më i gjatë se sa rekordi pararendës prej 709 kilometrash i regjistruar në jug të Brazilit në 31 tetor 2018.
“Këto janë rekorde të jashtëzakonshme nga një shkreptimë e vetme”, tha profesor Randall Cerveny, i cili verifikon rekordet globale të motot për njoftoi Organizatën Botërore të Meteorologjisë