Kristiano Ronaldo shpallet “Lojtari i shekullit”
Në Dubai janë dhënë çmimet “Globe Soccer Awards 2020”, çmime për protagoistët e futbollit botëror të sezonit të fundit, por edhe të viteve 2000. Kristiano Ronaldo është zgjedhur nga juria “Lojtari më i mirë i shekullit”, duke mundur kështu rivalin e përjetshëm, Lionel Mesin. “Klubi më i mirë i shekullit” është zgjedhur Real Madridi.
Çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” e ka fituar sulmuesi i Bajern Mynih, Robert Levandovski. Nga bavarezët vjen edhe “Trajneri më mirë i vitit”, Hansi Flik. Sa u takon çmimeve të tjera të 20 viteve të fundit, Guardiola është nominuar si trajneri më i mirë dhe Horge Mendes si agjenti më i mirë. Çmim për karrierën kanë fituar Zherard Pike dhe Iker Kasilas.
Rruga Press