Shëndetësi

Për shëndet të mirë, ushqimet që duhet të konsumoni patjetër çdo ditë

Sigurisht që rënia në peshë nuk është diçka e lehtë, por duke ngrënë ushqimet e duhura ajo është tërësisht e arritshme. Zbuloni në këtë artikull ushqimet më të pasura me vitamina e minerale që duhet të konsumoni çdo ditë nëse dëshironi të dobësoheni.

Ushqimet E Shëndetshme Që Duhet Të Hani Çdo Ditë
Spinaqi

Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me acidet yndyrore Omega-3 dhe folat të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë dhe osteoporozës. Ekspertët rekomandojnë konsumin e të paktën një racioni me spinaq të freskët dhe gjysëm racioni me spinaq të gatuar në ditë.

Kosi
Kosi është një ushqim plot 2000 vjeçar me vlera të pakundërshtueshme. Falë fermentimit, kosi është i mbushur me miliona organizma probiotikë që ushqejnë bakteret e mira në trup. Probiotikët e mbrojnë organizmin nga kanceri dhe fuqizojnë sistemin imunitar. Konsumoni 1 filxhan me kos në ditë për të marrë shumë kalçium dhe proteina. Mund ta shoqëroni me pak mjaltë për të plotësuar edhe më shumë vlerat e tij.

Domatet
Domatet e kuqe të freskëta ose në formën e salcës janë të pasura me antioksidantë siç është likopeni. Sipas të dhënave ky antioksidant pakëson rrezikun e sëmundjeve të stomakut, lëkurës, prostatës, mushkërive dhe sëmundjet koronare. Konsumoni një gotë me lëng domateje në ditë ose 8 domate qershizë të cilat ofrojnë 22 mg likopen në ditë.

Karrotat
Shumica e frutave dhe perimeve me ngjyrë të kuqe, verdhë dhe portokalli janë të mbushur me karotenoidë që pakësojnë rrezikun e shumë tumoreve, inflamacionit e të tjerë. Karrotat janë ndër perimet më të pasura. Duhet të konsumoni të paktën gjysëm racioni me karrota në ditë.

Boronicat
Boronicat janë shumë të pasura me antioksidantë. Ato ndihmojnë në parandalimin e kancerit, diabetit dhe problemeve me kujtesën si pasojë e moshës. Jo më kot boronicat njihen si frutat e trurit. Përpiquni të konsumoni një filxhan me boronica të freskëta në ditë ose gjysëm filxhani me boronica të thata ose të ngrira.

Fasulet E Zeza
Fasulet e zeza janë të mira për zemrën por edhe për trurin. Ato përmbajnë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Sipas të dhënave një gjysmë racioni ofron 8 gramë proteinë dhe 7.5 gramë fibër.

Arrat
Arrat janë të më të pasura me acide yndyrore se salmoni. Ato përmbajnë më shumë proteinë se mishi i pulës dhe më shumë polifenolë se vera e kuqe. Sipas të dhënave një racion me arra duhen konsumuar çdo ditë, sidomos pas një aktiviteti fizik.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibër të tretshme që pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një gjysëm racioni me tërshërë ofron 10 gramë proteinë dhe shumë energji për muskujt.

Rruga Press

YouTube player