BE – Nuk ka udhëtime drejt shteteve anëtare pa vaksinën e tretë
Rregullat e reja të Bashkimit Evropian, të cilat ndërlikojnë udhëtimet ndërkombëtare për ata që nuk kanë një vaksinë përforcuese Covid, hyjnë në fuqi sot.
Rregullat e reja të BE-së nënkuptojnë se ata që planifikojnë të udhëtojnë duke përdorur certifikatat brenda bllokut duhet të kenë një injeksion përforcues, dëshmi të rikuperimit nga Covid ose të jenë brenda kohëzgjatjes prej nëntë muajve që nga doza e dytë e vaksinës.
Njerëzit pa vaksinën përforëcuese do të mund të udhëtojnë nëse kanë prova të shërimit nga Covid-19 ose janë të gatshëm të bëjnë një test PCR brenda një afati të caktuar përpara se të udhëtojnë.
Rruga Press