Ishulli në Paqësor shënon rastin e parë me COVID-19, paralajmërohet mbyllja
Banorët e Tongas kanë nxituar që të vaksinohen kundër COVID-19, pasi ishulli Paqësor ka konfirmuar të premten, rastin e parë pozitiv që kur ka nisur pandemia.
Personi i infektuar është plotësisht i vaksinuar, i cili kishte arritur në Tonga nga Zelanda e Re.
Kryeministri i Tongas, Pohiva Tu’i’onetoa ka thënë se banorët e ishullit kryesor të Tongatapus mund të përballen me mbyllje totale javën e ardhshme.
Tonga është një prej vendeve të pakta në botë që nuk kishte regjistruar asnjë rast të infektimit me COVID-19 deri më tani.
Më shumë se 100,000 banorë jetojnë në këtë ishull, i cili ndodhet në veriperëndim të Zelandës së Re.
Deri më tani, vetëm një e treta e popullatës në Tonga është e vaksinuar plotësisht.
Rruga Press