Bota

Biden, Macron tregojnë gatishmëri për të riparuar marrëdhniet

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez, Emmanuel Macron në Romë, po mbajnë takimin e parë mes tyre që kur marrëdhëniet mes dy vendeve shënuan një pikë të ulët pas marrëveshjes për nëndetëset me Australinë.

Para bisedimeve kokë më kokë, dy udhëheqësit folën për disa minuta me gazetarët dhe Presidenti Biden e pranoi se SHBA nuk veproi në mënyrën e duhur, lidhur me marrëveshjen e nëndetëseve.

“Unë mendoja se Franca ishte informuar prej kohësh që marrëveshja do të dështonte”.

Por zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të vjetër dhe besnik se Franca.

Nga ana e tij, zoti Macron e cilësoi takimin se fillimin e rivendosjes së besimit mes dy vendeve.

Presidenti francez tha se takimi i tij me presidentin Biden ishte “i rëndësishëm” dhe se ishte thelbësore “të shikohej nga e ardhmja” ndërsa dy vendet punojnë për të riparuar marrëdhëniet.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Marrëdhëniet mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara arritën një pikë të ulët pasi Presidenti Joe Biden njoftoi një marrëveshje sigurie me Australinë dhe Britaninë, sipas së cilës Australia do të marrë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore që do të ndërtohen në vend duke përdorur teknologjinë amerikane.

Marrëveshja erdhi pasi Australia u tërhoq nga një marrëveshje e mëparshme me Francën për nëndetëset me naftë, duke ngjallur një reagim të ashpër nga Parisi.

Franca tërhoqi përkohësisht ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi. Ministri Le Drian deklaroi se kishte një “krizë besimi” në Shtetet e Bashkuara.

Takimi i së premtes po mbahen në Vilën Bonaparte, ambasada franceze në Vatikan në zemër të Romës, një lëvizje tjetër simbolike vullneti të mirë, pasi zakonisht takime të tilla dypalëshe bëhen në ambjente neutrale.

Më herët, presidenti Biden që mbërriti të premten në Itali për takimin e G-20-ës, u takua për bisedime me kryeministrin italian Mario Draghi.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Shtëpia e Bardhë tha se takimi rikonfirmoi marrëdhëniet e forta dypalëshe SHBA-Itali dhe se Presidenti Biden falënderoi kryeministrin italian për udhëheqjen e tij personale të G20 gjatë një viti sfidash globale

Udhëheqësit diskutuan mbi sfidat e sigurisë në rajonin e Mesdheut dhe rikonfirmuan rëndësinë e përpjekjeve të NATO-s për të frenuar dhe për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve nga çdo drejtim strategjik.

Ata përsëritën angazhimin e tyre të palëkundur ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe ndaj lidhjes transatlantike, përfshirë NATO-n, si edhetheksuan rëndësinë e partneritetit SHBA-BE.

Zoti Biden u takua gjithashtu me Presidentin italian Sergio Mattarella.

Ai e filloi udhëtimin pesë-ditor evropian me një vizitë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun.

Takimi u cilësua si një audiencë personale e politike e që i paraprin samitit të udhëheqësve të G-20-s lidhur me çështje ekonomike e globale, ndjekur nga një tjetër takim i nivelit të lartë mbi ndryshimet klimatike, që do të mbahet në Glasgou të Skocisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *