1 në 50 britanikë u infektuan me COVID-19 javën e kaluar
Sipas të dhënave nga zyra për Statistikat Kombëtare, 1 në 50 persona u infektuan me koronavirus gjatë javës së kaluar në Britani.
Kjo do të thotë se prevalenca e virusit ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit. ONS-ja tha se prevalenca e infeksioneve ishte rritur për të pestën javë radhazi.
Ndërkohë, në Uells, rreth 1 në 40 persona janë infektuar me koronavirus gjatë një jave. Në Irlandën e Veriut, janë infektuar 1 në 75, ndërsa në Skoci janë infektuar 1 në 75 persona në një javë.
Britania ka regjistruar 8,936,155 raste dhe 140,206 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë, 45.6 milionë persona janë vaksinuar plotësisht përkatësisht 68.3% e popullsisë.
Rruga Press