BotaKryesore

Gjykata e BE-së i kërkon Polonisë të paguajë 1.2 milion dollarë në ditë në mosmarrëveshje gjyqësore

BRUKSEL — Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian ka urdhëruar Poloninë të paguajë 1 milion euro në ditë (1.2 milion dollarë) për mosmarrëveshjen e gjatë të vendit me bllokun mbi pavarësinë e gjyqësorit.

Vendimi i marrë ditën e mërkurë nga Gjykata e Drejtësisë, erdhi pasi komisioni ekzekutiv i BE-së kërkoi “gjoba financiare” për të siguruar pajtueshmërinë deri në një vendim tjetër në korrik.

Gjykata tha se dënimi ishte “i nevojshëm për të shmangur dëme serioze dhe të pariparueshme ndaj rendit juridik të Bashkimit Evropian dhe vlerave mbi të cilat është themeluar ai Union, veçanërisht ai i shtetit të së drejtës”.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr respektimin e ligjeve të BE-së, donte që gjykata me qendër në Luksemburg, të vendoste një dënim ditor ndaj Polonisë derisa ajo të veprojë për të përmirësuar funksionimin e Gjykatës së Lartë polake dhe të pezullojë ligjet e reja, që mendohet se minojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Lexo më shumë  Konsiderohej si njeriu kyç i Iranit në luftë - IDF: Këshilltari i sigurisë së Iranit, Ali Larijani është vrarë

Pika e diskutimit është Dhoma e Disiplinës e Gjykatës së Lartë, organ i të cilit partia në pushtet i dha kompetencën për të disiplinuar gjyqtarët. Shumë gjyqtarë polakë e shohin dhomën si një mjet për të ushtruar presion ndaj gjyqtarëve, për t’u vendosur në favor të autoriteteve qeverisëse.

Në korrik, Gjykata Evropiane e Drejtësisë, urdhëroi pezullimin e dhomës së disiplinës, por ajo vazhdon të funksionojë. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, i tha Parlamentit Evropian javën e kaluar se dhoma do të shfuqizohet, por ai nuk dha një afat kohor të saktë.

Vëzhguesit kanë vërejtur mungesën e një projektligji për shfuqizimin e organit disiplinor.

Vendet e BE-së kanë paralajmëruar për vite kundër asaj që ata e shohin si një kthim prapa të parimeve demokratike në Poloni, kur bëhet fjalë për një gjyqësor të pavarur dhe një media të lirë.

Konflikti doli sërish në plan të parë, në fillim të muajit, kur gjykata kushtetuese e Polonisë vendosi se ligjet polake, kanë supremaci mbi ato të Bashkimit Evropian në zonat ku ato përplasen.

Morawieck kërkoi mendimin e Gjykatës Kushtetuese. BE-ja argumenton se qeveria polake e ka grumbulluar gjykatën me gjyqtarë të zgjedhur.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *