Bota

Ndërron jetë aktori i “Friends”! Michael Tyler vuante nga kanceri i prostatës

SHBA- Ndërron jetë aktori i njohur i serialit “Friends”, Michael Tyler. “Gunther” ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pas një beteje me kancerin e prostates, i cili kishte arritur fazën 4.

Ai u diagnostikua për herë të parë me kancer në vitin 2018 dhe e mbajti sëmundjen e tij private për 3 vjet deri kur iu nënshtrua kimioterapisë. Gjendja e tij u përkeqësua gjatë periudhës së pandemisë, pasi nuk kishte mundur që të kryente të gjitha testet e nevojshme, duke bërë kështu që sëmundja t’i përhapej edhe në kocka.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

James u bë i njohur si “miku” i shtatë i serialit. Ai ishte bërë pjesë e kastit fillimisht vetëm si figurant, por mori rolin e ri vetëm sepse dinte që të përdorte makinerinë e kafesë. Gjatë serialit, ai ka një interes për Rachel (Jennifer Aniston), por dashuria është vetëm nga ana e tij.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *