Bota

Sekretarja e kampit të Luftës së Dytë Botërore – tani 96 vjeçe – nuk pranon të dëshmojë në fillim të gjykimit

Një grua 96-vjeçare që përballet me akuzat për nxitje të mijëra vrasjeve ndërsa punonte si sekretare e komandantit të një kampi të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore, heshti në fillimin e gjyqit të saj në Itzehoe pranë Hamburgut të martën.

Sipas mediave të huaja, e pandehura, e cila hyri në gjykatë në një karrige me rrota, nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetjeje në këtë fazë, tha avokati i saj i caktuar nga gjykata, Wolf Molkentin.

Gruaja, e quajtur sipas ligjit gjerman vetëm si Irmgard F, akuzohet për ndihmë dhe nxitje të vrasjes në më shumë se 11,000 njerëzve në kampin nazist të Stutthof, i vendosur pranë Danzig – tani qytet port polak i Gdansk – gjatë luftës.

Lexo më shumë  Raporti i SIPRI: Beogradi shfrytëzon tensionet për të rritur investimet ushtarake, Kina dhe Rusia furnizuesit kryesorë

Ajo akuzohet si punonjëse civile në shërbim të SS, për kompozimin, renditjen ose hartimin e të gjitha letrave të komandantit të kampit, Paul Werner Hoppe, në periudhën qershor 1941 deri në prill 1945, kur kampi u çlirua nga Ushtria e Kuqe.

Dhe sipas dpa, kjo do të thoshte se ajo kishte njohuri për gjithçka që po ndodhte në kamp, përfshirë metodat e vrasjes.

Gjyqi, i cili po mbahet në një gjykatë për të mitur për shkak të moshës së të pandehurës në kohën e veprave të supozuara, ka të ngjarë të jetë një nga të fundit që lidhet me epokën naziste.

Lexo më shumë  Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dakordohet për lirimin më të madh të rezervave të naftës në historinë e saj

E pandehura do të dilte në gjyq më 30 shtator, por u arratis në mëngjesin e gjyqit. Ajo u gjet brenda disa orësh dhe u mbajt në paraburgim për pesë ditë para se të lirohej me kusht.

Sipas zyrës qendrore përgjegjëse për hetimin e krimeve naziste në Ludwigsburg, rreth 65,000 njerëz vdiqën në kampin e përqendrimit gjerman dhe nënkampet e tij, si dhe në të ashtuquajturat marshime vdekjeje në fund të luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *