Video/ Ishte sëmurë, Bill Klinton del nga spitale krahë për krahë më bashkëshorten
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar që prej javë së kaluar, për shkak të një infeksioni të traktit urinar.
Në pamjet e transmetuara nga mediat vendase, 75-vjeçari duket se po largohet nga spitali i shoqëruar nga gruaja e tij, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
Siç mund ta shihni në video, ai ka vendosur maskë mbrojtëse dhe duket mjaft i gëzuar.
Sipas mjekut të Bill Clinton, Dr. Alpes Amin , ish -presidenti do të kthehet në shtëpinë e tij në Nju Jork dhe do të vazhdojë trajtimin mjekësor me antibiotikë.
Clinton, Presidente e Shteteve të Bashkuara në periudhën 1993-2001, ka shfaqur probleme me zemrën në të kaluarën dhe i është nënshtruar një operacioni dy herë, në 2004 dhe 2010.
Kjo e shtyu atë të ndryshojë dietën e tij dhe të bëhet vegjetarian.
“Gjërat mund të ishin ndryshe nëse nuk do të kisha ngrënë kaq shumë hamburger dhe biftekë dhe nëse do të kisha më pak stres në jetën time,” tha ai në një intervistë për mediet e huaja.
Rruga Press