Von Cramon kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj grupit paraushtarak rus Wagner: Vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit
Eurodeputetja Viola Von Cramon ka kërkuar vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian ndaj grupit paraushtarak rus Wagner.
Ajo në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian është shprehur se BE-ja duhet të veprojë pasi që vrasjet e kryera nga ky grup i përkrahur nga Kremlini, nuk janë biznes por se krim kundër njerëzimit.
“Bashkimi Evropian duhet të vendos sanksione të ashpra [kundër Wagner] për të treguar se vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
"Death is our business & business is going well" – 🇷🇺 #Russia's #WagnerGroup & other ☠#mercenaries dare to operate under this motto because we allow them to do so. 🇪🇺EU needs to impose the strictest sanctions to show that killing is not a business, it is crime against #humanity! pic.twitter.com/9cPDyhVuIm
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 25, 2021
Sipas saj, truri i kësaj industrie është një mik i ngushtë i presidentit [Vladimir] Putin, [Yevgeny] Prigozhin, i cili nderon vrasësit e tij me kontrata shumë milionëshe.
Në fund, Von Cramon thotë se BE-ja duhet të koordinohet për t’i treguar Wagnerit se vrasja është krim kundër njerëzimit.
“BE-ja duhet të përgjigjet me masat më të rrepta. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për një koordinim më të ngushtë midis BE-së dhe aleatëve të NATO-s. Sanksionet duhet të vendosen ndaj të gjithëve që mbështesin këtë industri çnjerëzore. Në këtë mënyrë mund t’i tregojmë Wagnerit dhe të tjerëve se vdekja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit”, ka përfunduar ajo.
Ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar Wagnerin për përfshirjen e tyre në Mali.
“Është për të ardhur keq nëse akterë të jashtëm angazhohen për t’i bërë gjërat edhe më të vështira dhe më të komplikuara, në veçanti nga grupi Wagner”, kishte thënë Blinken.
Grupi mercenar, të cilën kryeqytetet perëndimore e shohin si të lidhur ngushtë me Kremlinin, ka qenë prezentë në konflikte, si në Ukrainë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Rruga Press