BallinaLajme

Asamblisti i LDK-së në Besianë, kalon në VETËVENDOSJE!

Bahri Blakçori, asamblist i LDK-së në Komunën e Podujevës, i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Këtë e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se e e kanë mirëpritur atë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu.

“Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar udhëheqësinë e Podujevë në zgjedhjet e parakohshme. Podujeva ka qenë komunë qël tradicionalisht është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player