Mbahet Festivali i Dritave në Gjenevë
Në qytetin Gjenevë të Zvicrës mbahet festivali “Geneva Lux” i cili zhvillohet çdo vit duke ndriçuar dritat e rrugëve në qendër të qytetit.
Në kuadër të festivalit që mbahet prej 8 vitesh dhe i cili këtë vit zhvillohet në periudhën 21 janar – 6 shkurt, çdo ditë në rrugët dhe struktura të njohura të Gjenevës shfaqen punime me ndriçim të realizuar nga një artist i ndryshëm.
Ndriçimet në urën Mont-Blanc të Gjenevës, janë në mesin e punimeve që tërheqin më shumë vëmendjen e qytetarëve.
Figurat gjigante humane të bëra nga plastika me drita në anë të urës, kur shihen nga lart duke si kolona që mbajnë urën. Shumë persona që jetojnë dhe kanë ardhur në Gjenevë për qëllime turistike, vizitojnë urën në orët e mbrëmjes për të regjistruar këto pamje.
Ndërkohë një atmosferë ndryshe formojë edhe ndriçimet e ndërthurura me zërin që janë realizuar në nënkalimin e urës nga artisti francez Felix Michel dhe të cilën e ka emërtuar “Nausicaa”.
Gjithashtu edhe punimi “Gremina” i projektuar nga Thomas Perrodin dhe Thomas Köppel që është vendosur në nënkalimin tjetër të urës, me teknikën e saj të ndriçimit të animuar i bën njerëzit që kalojnë nga nënkalimi të ndjehen brenda një akuariumi.
Në mesin e punimeve që tërheqin qytetarët janë edhe shfaqja me dritë me shatërvanë në liqenin e Gjenevës në mbrëmje, punimi me dritë në formën e shtëpisë eskimeze të bërë nga akulli në afërsi të urës Mont-Blanc si dhe shfaqja e dritave me helikë në sheshin Molard të qytetit.
Festivali “Geneva Lux” përbëhet gjithsej nga 24 shfaqe ndriçuese.
“Gjeneva duhet të promovohet më shumë me aspektet e saj kulturore”
Ben Geillet, një banor i Gjenevës i cili ka ardhur për të ndjekur festivalin dhe i cili ka folur për AA tha se e ndjek dhe e pëlqen festivalin e dritave në vitet e fundit.
“Gjeneva është një qytet i bukur ku arti bashkohet me qytetin dhe natyrën. Jemi të lumtur që shohim aktivitete të tilla që e gjallërojnë qytetin”, tha Geillet.
Duke theksuar se i filmon aktivitetet artistike dhe pamore në Gjenevë dhe i publikon ato në kanalin e tij personal YouTube, Geillet tha: “Përpiqem të tërheq vëmendjen e njerëzve duke bërë video sa mundem për të promovuar bukuritë e qytetit ku kam lindur dhe jam rritur. Gjeneva duhet të promovohet më shumë me aspektet e saj kulturore”.
Rruga Press