Bota

“Katastrofë e paprecedentë”, autoritetet në Tonga flasin pas vullkanit dhe cunamit

Tonga është goditur nga një katastrofë e paprecedentë, thanë autoritetet e ishujve në Paqësor, në deklaratën e parë që kur shpërthimi i një vullkani nënujor shkaktoi një cunami.

Qeveria konfirmoi 3 viktima, dy vendas dhe një shtetase britanike, 49-veçarja Angela Glover. Ishujt periferikë rezultojnë si më të prekurit, me të gjitha banesat e shkatërruara në njërin prej tyre dhe vetëm dy të mbetura në një tjetër. Hiri që vijon të dalë nga krateri i vullkanit po pengon përpjekjet e ndihmës, por një operacion evakuimi po zhvillohet në zonat më të prekura.  

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rrjetet e furnizimit me ujë janë dëmtuar rëndë, fluturimet janë pezulluar përkohësisht, e po ashtu shërbimi i transportit detar.

Vullnetarë janë pozicionuar në pistën e aeroportit kryesor për uljen e avionëve që sjellin ndihmat aq shumë të nevojshme, si ujë i pijshëm dhe ushqimet. Komunikimi me ishujt është ndërprerë, pasi një kabull nënujor që lidhte Tongën me pjesën tjetër të botës u dëmtua gjatë shpërthimit të vullkanit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Në deklaratën e publikuar të martën, qeveria e Tongës tha se interneti kishtë rënë, por disa shërbime telefonike lokale ishin funksionale. Aq i madh është dëmi në rrjetet e komunikimit, sipas OBSH-së, sa një zyrtar i vetëm po kanalizon informacionin mes agjencive të OKB-së dhe qeverisë së Tongës, përmes një telefoni satelitor. 

Rruga Press

YouTube player