Bota

Polici në Florida kap kolegen nga fyti kur e largoi nga i dyshuari i prangosur (fotot)

Një polic i vjetër në Florida, SHBA po hetohet nga autoritetet pasi u regjistrua në kamera duke kapur kërcënueshëm nga fyti kolegen e tij femër e cila po e largonte nga i dyshuari që sapo kishin plagosur.

Rreshteri i policisë së qytezës Sunrise, Christopher Pullease, 46 vjeç, akuzohet se sulmoi oficeren femër 28-vjeçare, që nuk është emëruar, jashtë një dyqani në fund të vitit, raporton rrjeti WSVN .

Ngjarja zhvillohej kur Pullease dhe disa policë të tjerë arrestuan burrin për sulm ndaj personit, pasi kishte goditur disa njerëz në dyqan.

Por kamerat trupore të oficerëve që u publikuan vetëm kësaj jave, tregonin oficerin që shkonte drejt të dyshuarit teksa të tjerë policë po tentonin ta fusnin në makinë.

Lexo më shumë  BE-ja i bën thirrje Izraelit të lirojë aktivistët e Flotiljes “Sumud

Pullease ishte afruar te makina dhe kishte nxjerrrë sprajin djegës duke ia drejtuar të arrestuarit teksa fliste me të.

Por policja femër vrapoi drejt tij dhe e tërhoqi nga rripi i mesit larg të dyshuarit, tregonin pamjet e kamerave trupore.

Pullease u tërbua nga veprimi i koleges dhe e kapi atë nga gryka duke e mbajtur pas një makine policie.

Shefi i policisë së Sunrise, Anthony Rosa e përshkruante sjelljen e Pullease “të neveritshme.”

Autoritetet publikuan pamje video pa audio dhe refuzonin të tregonin ato që Pullease i thoshte koleges së tij teksa e mbante nga gryka.

Lexo më shumë  Bloomberg: NATO po shqyrton një mision ushtarak në ngushticën e Hormuzit

Rosa tha se Pullease kishte përkeqësuar atë që duhet të ishte një situatë e qetë me të dyshuarin.

Ai ngriti lart policen femër për ndërhyrjen, e cila punonte me departamentin prej dy vjet e gjysmë.

“Jam krenar për këtë oficere e cila bëri një veprim të vendosur, megjithse është relativisht e re dhe oficeri tjetër është më i vjetër në shërbim”.

Hetimet vazhdojnë.

Rruga Press

YouTube player