Bota

Shpërthimi vullkanik në Paqësor/ Zelanda e Re dërgon avion për të vlerësuar dëmet

 Një shpërthim vullkanik  nënujor ndodhi në Paqësor të shtunën. Pas shpërthimit në ishujt e Zelandës së Re u ndërpre komunikimi he energjia elektrike. Mediat e huaja raportojnë se Zelenda e Re ështëalarmuar dhe ka dërguar avionë për të vlerësuar dëmet në Tonga.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se nuk kishte ende ndonjë raport zyrtar për të lënduar apo vdekje në Tonga, por paralajmëroi se autoritetet nuk kishin kontaktuar ende me disa zona bregdetare dhe ishuj më të vegjël. 

Lexo më shumë  Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

“Komunikimi me Tongën mbetet shumë i kufizuar. Dhe unë e di se kjo po shkakton një sasi të madhe ankthi për komunitetin Tongan këtu,“-tha Ardern.

Ajo tha se kishte pasur dëme të konsiderueshme në anije dhe dyqane përgjatë vijës bregdetare të Tonganës. Kryeqyteti, Nuku’alofa, ishte i mbuluar me një shtresë të trashë pluhuri vullkanik, tha Ardern, duke ndotur furnizimet me ujë dhe duke e bërë ujin e freskët një nevojë jetike. Agjencitë e ndihmës thanë se hiri dhe tymi i dendur i kishin shtyrë autoritetet t’u kërkonin njerëzve të mbanin maska ​​​​dhe të pinin ujë në shishe.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Rruga Press

YouTube player