Bota

Von Cramon: E Shokuar që Serbia i përgjoi opozitarët Rusë e ia nisi Moskës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e shokuar pas lajmit se ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka përgjuar opozitarët rusë në Beograd dhe përgjimet ua ka dërguar shërbimit inteligjent të Rusisë.

Von Cramon ka shkruar se Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore të njerëzve në territorin e saj.

“Jam e shokuar me lajmet për përgjimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e tyre tek shërbimi inteligjen i Rusisë. Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve në territorin e vet”, ka shkruar Von Cramon.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin në maj të këtij viti është takuar me Sekretarin për Siguri Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev të cilit i ka dorëzuar inçizime të bisedave që Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë(BIA) i ka bërë në një takim të liderëve opozitarë rusë në Beograd, përcjell Gazeta Express.

Në takimin e muajit maj mes Vulinit dhe Patrushev sipas portalit Nova.rs i ka dorëzuar zyrtarit nga Moska inçizime të takimit të opozitarëve rusë në Beograd që janë bërë nga BIA serbe. Këto biseda të inçizuara fshehurazi janë bërë në takimin e dy opozitarëve rusë Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murz.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player