Bota

Çmimet e ushqimeve në rang global arrijnë nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit

Në vitin 2021, Indeksi i Çmimeve të Ushqimit në rang global arriti nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, pavarësisht nga një rënie e vogël në dhjetor.

Në këtë vit Indeksi i Çmimeve kapi vlerën 125.7 pikë, me një rritje prej 28.1% më shumë se një vit më parë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO njofton se indeksi i Çmimeve të Ushqimit në rang global ka pësuar një rënie me 0.9% në muajin dhjetor 2021.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të ishte mesatarisht 133.7 pikë në dhjetor 2021, 1.2 pikë më poshtë nga nëntori. Ndërkohë ka pasur një rritje me 23% nga dhjetori 2020.

Çmimet e vajrave bimore dhe sheqerit ranë ndjeshëm nga muaji në muaj. I vetmi produkt që pësoi një rritje me 1.8% në dhjetor ishte qumështi.

Çmimet e ushqimeve në muajin dhjetor dhe krahasimi me vitin 2020: 

  • Indeksi i çmimeve të drithërave ishte mesatarisht 140.5 pikë në dhjetor, me një ulje prej 0.6% nga nëntori. Për vitin 2021 në tërësi, indeksi i çmimeve të drithërave ishte mesatarisht 131,2 pikë, 27.2% më shumë nga viti 2020 dhe mesatarja më e lartë vjetore e regjistruar që nga viti 2012.
  • Indeksi i çmimit të orizit gjithashtu u ul në dhjetor. Orizi regjistroi një rënie të çmimeve në vitin 2021, 4% nën nivelet e vitit 2020.
  • Indeksi i çmimeve të vajit ishte mesatarisht 178.5 pikë në dhjetor, duke rënë 6.1 pikë ose 3.3% nga nivelet më të larta rekord të fundit.
  • Indeksi i çmimeve të qumështit ishte mesatarisht 128.2 pikë në dhjetor, 1.8% më shumë nga nëntori dhe 17.4% mbi vlerën e tij në dhjetor 2020. Në vitin 2021, Indeksi i Çmimeve të Qumështit ishte mesatarisht 119.0 pikë, 16.9 % më shumë nga viti 2020.
  • Indeksi i çmimeve të mishit rezultoi mesatarisht 111.3 pikë në dhjetor, duke ndryshuar pak nga nëntori dhe 17.4 për qind mbi vlerën e tij të një viti më parë.  Në 2021, çmimi i mishit ka pësuar një rritje me 12.7%  nga viti 2020.
  • Indeksi i Çmimeve të Sheqerit rezultoi mesatarisht 116.4 pikë në dhjetor, 3.1% më i ulët nga nëntori dhe niveli më i ulët në pesë muaj. Por, Indeksi i Çmimeve të Sheqerit ka rezultuar  me një rritje prej 37.5% nga viti 2020 dhe më i larti që nga viti 2016.
Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Rruga Press

YouTube player