Bota

5000 të arrestuar në Kazakistan

YouTube player

Plot 5.135 persona janë arrestuar në Kazakistan që nga nisja e trazirave të dhunshme më herët gjatë javës, që kanë lënë disa dhjetëra të vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i vendit të Azisë Qendrore, i cili ka saktësuar se arrestimet janë kryer në kuadër të 125 hetimeve të ndryshme.

Por sipas mediave perëndimore, herë pas here në kryeqytet dëgjohen të shtëna armësh të qëlluara nga trupat ushtarake për të penguar grumbullimin e njerëzve në shesh.

Lexo më shumë  Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

Ndërkohë, trupat ruse, të dërguara në Kazakistan si trupa paqeruajtëse, kanë nisur gjithashtu misionin për rivendosjen e rendit publik – thuhet në një komunikatë zyrtare.

Por misioni i vërtetë i tyre është ruajtja e pushtetit të presidentit Tokayev, një aleat i Vladimir Putin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *