Arrestohet tenisti serb Novak Djokoviç
Tenisti serb, Novak Djokoviç është arrestuar nga ana e autoriteteve australiane edhe pse e fitoi gjyqin.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit sportbible.com. Po ashtu këtë lajm e ka konfirmuar edhe babi i tij i cili e ka konfirmuar arrestimin e tenistit serb.
“Novak nuk do të largohet nga Australia. Ai do të vazhdojë ta luftojë këtë dhe do të qëndrojë në burg për aq kohë sa të jetë e nevojshme” është shprehur babi i Djokoviç.
Djokoviç ishte përjashtuar nga pjesëmarrje në turne pasi që nuk ishte vaksinuar edhe pse Australia e kishte njoftuar se ai duhet të vaksinohet qysh në nëntor të vitit të kaluar.
Djokoviç kishte dal pozitiv në qershor të vitit të kaluar.
Rruga Press