Bota

VIDEO+FOTO/ Tërmeti në Greqi u ndje në të gjithë Ballkanin, ja çfarë thonë ekspertët

Lëkundje të forta të njëpasnjëshme janë ndjerë mbrëmjen e së dielës në Greqi, lëkundje që janë ndjerë në të gjithë Ballkanin Jugor.

Tërmeti me magnitudë  5.3 të shkallës rihter që goditi Follorinën, lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në Shqipëri, Maqedoni, Bullgari  dhe në Kosovë.

Sizmologët në prononcimin e tyre për mediat bëjnë me dije se një  gjë e tillë tregon zgjerim të fenomenit të lëkundjeve.

“Po shkon shkëlqyeshëm. Do të presim të shohim se si do të zhvillohet edhe në një ose dy 24 orë të tjera”, ka thënë  profesori dhe presidenti i OASP, Efthymis Lekkas në Agjencinë e Athinës.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Lekkas ndër të tjera thekson se Follorina, është një zonë që nuk ka pasur tërmete të mëdha në të kaluarën, dhe lëkundjet sipas tij kanë ardhur si pasojë e një çarje në periferi të fushës së Follorinës.

Ndërkohë eksperti Gerasimos Chouliaras, është shprehur se duke analizuar pas lëkundjet, harta sizmike tregon lehtësimin e fenomenit në orët e para.

“Ka rreth 30 lëkundje më të vogla, ku më e madhja është 4.2 Rihter pas tërmetit 5.4 Rihter (më vonë i rishikuar në 5.3)”  ka thënë Houliaras, ku theksoi se gjatësia e çarjes nuk është shumë e madhe.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Nga ana tjetër, sizmologu Akis Tselentis, është shprehur se mundësia e një tërmeti më të madh është shumë e vogël dhe vuri në dukje se arsyeja pse dridhja është ndjerë kaq shumë është sepse ka ndodhur shumë afër qytetit të Follorinës.

 “Në vitin 1994 kemi pasur një tërmet me magnitudë 6 ballë në zonë nga një degë e këtij thyerje dhe po monitorojmë fenomenin.

Banorët duhet të mbrojnë brendësinë e shtëpive të tyre, të shmangin muret rrethuese dhe të rregullojnë vendet për objektet e rënda nëpër shtëpi”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *