Bota

Teleskopi revolucionar vendoset plotësisht në hapësirë

Teleskopi James Webb do të skanojë kozmosin për rrjedhjen e dritës nga yjet dhe galaktikat e formuara 13.7 miliardë vjet më parë.

Ky teleskop hapësinor ka përfunduar një fazë të ndërlikuar të vendosjes dy-javore, duke shpalosur panelin e tij të madh, ndërsa përgatitet të studiojë çdo fazë të historisë kozmike, raporton Al Jazeera.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Arritja historike u festua nga vëzhguesit e yjeve dhe nga ekipet inxhinierike në Institutin e Shkencës të Teleskopit Hapësinor në Baltimore, Maryland.

Bill Nelson, administrator i NASA-s tha se do të kalojë pak kohë para se të shohin ndonjë gjë.

“Do të na duhen rreth gjashtë muaj që të fillojmë t’i marrim ato foto dhe do të kemi të gjitha llojet e njohurive të reja se kush jemi, çfarë jemi, nga kemi ardhur, a ka të tjerë atje jashtë”, ka thënë Nelson.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Tani që është shpalosur, ky teleskop do të fillojë të rreshtojë optikën e tij dhe më pas të kalibrojë instrumentet shkencore.

Teknologjia infra të kuqe do t’i lejojë atij të shohë yjet dhe galaktikat e para që u formuan për miliarda vjet më parë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *