Bota

Protestat e përgjakshme në Kazakistan, nisin akuzat për tradhti

Autoritetet e Kazakistanit kanë arrestuar ish-kreun e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, i cili njihej si një aleat i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev.

Karim Massimov u shkarkua në fillim të kësaj jave, ndërsa protestat vdekjeprurëse shpërthyen në të gjithë vendin. Zoti Massimov akuzohet për tradhti, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Reuters bashkë me të u ndaluan edhe disa zyrtarë të tjerë të paidentifikuar.

Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit dhe njihet si një aleat i ngushtë i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili sundoi Kazakistanin për gati tre dekada.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Dhjetra njerëz kanë vdekur dhe ndërtesa publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur në dhunën me të rëndë që ka shpërthyer në ish-republikën sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Protestat fillimisht nisën si një reagim për rritjen e çmimit të karburantit, por u kthyen në një lëvizje kundër qeverisë së Presidentit Kassym-Jomart Tokayev të mbështetur nga Rusia.

Deri të premten, forcat e sigurisë dukej se kishin rimarrë nën kontroll rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit, Almati. Presidenti i vendit ka kërkuar ndihmën e Rusisë dhe njësitë ushtarake ruse kanë mbërritur në Kazskistan.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Në një fjalim televiziv ditën e premten presidenti tha se kishte autorizuar forcat e sigurisë të vendit të “qëllojnë për të vrarë pa paralajmërim”.

Udhëheqësi kazak tha se trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur përkohësisht në Kazakistan me kërkesën e tij, për të garantuar sigurinë.

Autoritetet thonë se forcat e sigurisë vranë 26 demonstrues në trazirat e kësaj jave dhe se 18 oficerë të zbatimit të ligjit vdiqën. Më shumë se 4400 njerëz janë arrestuar, tha të shtunën Ministria e Brendshme./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *