Bota

Pekini gati për Lojërat Olimpike 2022

Me afrimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore në Pekin, nga nisja e të cilave mungon më pak se një muaj, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vlerëson se qyteti pritës i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e tyre, pasi masat anti-COVID janë marrë.

Një ekip i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Christophe Dubi mbërriti në kryeqytetin kinez ditën e mërkurë dhe gjatë një interviste të dhënë një ditë më vonë, ai tha se përgatitjet për eventet sportive kanë ecur mirë.

Lexo më shumë  Gjermania prezanton strategjinë kombëtare ushtarake për t’iu kundërvënë kërcënimit rus

“Provat që i paraprinë nisjes së lojërave kanë qenë të suksesshme. Disa modifikime të vogla u janë bërë planeve operacionale, por gjithçka është gati. Pistat janë gati dhe duken fantastike. Mund të them se në prag të nisjes së Lojërave nuk ka asnjë defekt”, tha Christophe Dubi.

Zyrtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka vlerësuar protokollet anti-COVID të ndërmarra nga autoritetet.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt dhe do të pasohen nga ato Paraolimpike, që do të mbahen në mars.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

Por eventi sportiv rrezikon të humbasë shkëlqimin e tij për shkak të bojkotit nga disa vende perëndimore. Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, por edhe Australia kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në to me argumentin e shkeljes së të drejtave të njeriut nga shteti kinez. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *