Presidenti i Kazakistanit falenderon Putinin dhe urdhëron të qëllohet drejt protestuesve
KAZAKISTAN- Sitauata në Kazakistan sa vjen dhe rëndohet si pasojë e incidenteve të rënda nga protestuesit. Mediat e huaja raportojnë se Presidenti i vendit Kasim-Yomart Tokayev në urdhrin e tij të fundit u ka thënë ushtarëve që të qëllojnë pa paralajmëruar në drejtim të protestuesve. Ai ka theksuar ndër të tjera se rreth 20 000 kriminelë kanë sulmuar Almatyn, në qendër të protestave të shkaktuara nga rritja e karburantit në Kazakistan.
Në fjalimin e tij Tokayev ndër të tjera ka falënderuar homologun e tij rus, Vladimir Putinin si dhe liderët e Kinës, Uzbekistanit dhe Turqisë për ndihmën e tyre në shuarjen e kryengritjes për dërgimin e trupave në vend dhe theksoi se prania e tyre është e përkohshme në Kazakistan.
Rruga Press