Qeveria e Kazakistanit i quan kriminelë protestuesit e vrarë: Rendi kushtetues është rivendosur!
Presidenti i Kazakistanit, Kashim-Yomart Tokayev, është shprehur për mediat se rendi kushtetues është rivendosur në pjesën më të madhe të vendit, ku prej ditësh ka pasur trazira të përgjakshme.
Ministria e Brendshme në Kazakistan ka theksuar në një deklaratë se 26 kriminelë të armatosur ishin vrarë dhe më shumë se tre mijë protestues ishin arrestuar.
Viktima ka pasur edhe në radhët e autoriteteve policore, ku deri më tani janë shënuar 18 oficerë të vrarë.
Ndërkaq, Presidenti Tokaev do t’i drejtohet kombit sot në një komunikatë të jashtëzakonshme, njoftoi televizioni shtetëror.
Rruga Press